Në emisionin e dashurisë Përputhen, çifti i cili u përfol shumë ishte padyshim Andi Artani dhe Jasmin Kadiu, të cilët jashtë emisionit përfunduan të ndarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mollë sherri i ndarjes së tyre aludohej të ishte këngëtarja Diona Fona pasi që kjo e fundit ftoi Andin që të bëhej pjesë e videoklipit të këngës “sheqer” që plasoi 1 muaj më parë.
Ish-konkurrentja e përputhen shpesh herë në rrjetin e saj social instagram postonte foto me mbishkrime ku ndihej e tradhëtuar.
Në postimin e fundit të këngëtares ishte Andi ai i cili i kishte komentuar “Ju jeni duke i dhënë detit,vitamin C’’ duke lënë të kuptohet se në këtë rast Diona për të dukej si diell.