image Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Politikë

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

news image

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar pas debatit të krijuar në lidhje me aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke mohuar pretendimet se ngjarja lidhet me praninë e dheut në rrugë.

Basha tha se kontratat e nënshkruara nga ministria kanë të bëjnë me sanimin e plotë të skarpatave në tri segmente të autostradës, e jo vetëm me largimin e dheut, siç është raportuar dhe pretenduar nga kundërshtarët politikë.

Sipas tij, në momentin kur ndodhi aksidenti fatal gjatë fundjavës, autostrada kishte qenë e pastruar nga dheu.

“Po presim raportin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e manipulimeve politike që tentojnë të përfitojnë nga tragjeditë njerëzore”, ka deklaruar Basha.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, ndërsa ka akuzuar disa kundërshtarë politikë se po e përdorin tragjedinë për përfitime politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/