Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka dalë në foltorën e Kuvendit për të thënë fjalën e tij, të cilën e ka nisur me ironi ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Unë dal foli ktu për Amerikë, këta tuten këtu”, tha Basha.
Kësaj iu përgjigj kryekuvendari, Glauk Konjufca, i cili duke qeshur tha se “ky u kanë në Amerikë, din diçka”.