image Dillian Whyte i gatshëm të nënshkruajë kontratën për meçin ndaj Furyt

Sporte Luftarake

Dillian Whyte i gatshëm të nënshkruajë kontratën për meçin ndaj Furyt

news image

Dillian Whyte është tani i gatshëm të nënshkruajë për meçin me Tyson Fury, sipas Eddie Hearn, i cili ka zbuluar se kontrata është pranuar.

Whyte është gati të nënshkruajë për një prej dueleve më të mëdha të këtij viti.

Ai ka qenë i heshtur tash e sa kohë, që kur promotori Frank Warren fitoi të drejtën për të ofertuar për duelin ndaj Fury.

Whyte ka qenë i pakënaqur me strukturën financiare, pasi WBC deklaroi se Fury merr 80% të shumës së fitimeve.

Gjithsesi, sipas Hearn, kontrata po shqyrtohet tashmë nga ekipi ligjor i Whyte, pasi pranoi ofertën në vikend. Dueli tashmë pritet të formalizohet.

Mbetet të shihet se cila do të jetë data e saktë për duelin. Muaji pritet të jetë prilli. /Gazeta Sinjali Sporti/