image “Dil se te stacioni policor po t’pres, kom me t’vra”/ Kapadaia në Gjilan shkon para Policisë dhe kërcënon personin që e denoncoi

Siguri

“Dil se te stacioni policor po t’pres, kom me t’vra”/ Kapadaia në Gjilan shkon para Policisë dhe kërcënon personin që e denoncoi

news image

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur mbrëmë para stacionit të Policisë, në Gjilan, ku një person ka kërcënuar një tjetër, për shkak të denoncimit për një rast të kanosjes. Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje se si ndodhi rasti para stacioni policor, ku zyrtarët u ballafaquan dhe hasën në rezistencë gjatë arrestimit të të dyshuarit.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi një qytetar u dërgua në Polici për të dhënë deklaratë lidhur me një rast të kanosjes, që e kishte raportuar në orët e mbrëmjes.

Gjatë intervistimit të viktimës nga hetuesit policorë, i dyshuari edhe pse ishte në dijeni se i njëjti ishte duke denoncuar kundër tij, ai e kishte telefonuar, duke vazhduar me kërcënime, por këtë herë me vrasje, duke iu drejtuar me fjalët: “Dil para stacionit të Policisë, këtu jom, po të pres me t’vra”.

Në ato momente, Policia ka intervenuar, duke dalë jashtë objektit të stacionit, ku kanë hasur në të dyshuarin, i cili është shoqëruar menjëherë në stacion. Gjatë arrestimit të tij, Policia ka hasur në rezistencë dhe është përballur me fyerjet e kërcënimet nga i njëjti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet me veprën penale “kanosje”.

/GazetaSinjali/