Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se atje kanë zyrtarisht edhe 11 të shëruar si dhe një rast të ri me Covid-19.
Por ai ka bërë të ditur gjithashtu se dikru vatra të koronavirusit, Topanica e Hodonoci, nuk kanë më asnjë rast.
“Të gjithë të infektuarit nga Hodonoci e Topanica janë shëruar”.
“Numri i të infektuarve me sëmundjen Covid-19 ka arrit në 39, prej tyre 28 të shëruar plotësisht. Pra, aktualisht kemi edhe 11 raste aktive në Poliqkë, për të cilët uroj të shërohen së shpejti”./ Gazeta Sinjali/