image AAK-ja ishte parti e haraçit për Molliqajn

Kosovë

Politikë/ AAK-ja ishte parti e haraçit për Molliqajn

news image

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj, sot kanë shtrënguar duart për koalicionin e tyre parazgjedhor. Foton e shtrëngimit të duarve e ka shpërndarë në Facebook vetë Molliqaj, duke shtuar se “koalicioni është fillimi i një fitore të madhe”.

Por çka thoshte më parë Dardan Molliqaj për AAK-në dhe njerëzit që e udhëheqin këtë parti?

Deklarata e Dardan Molliqajt kur e akuzonte AAK-në për haraç:

“Deklarimet e fundit të subjektit të AAK-së që veprimet e Vetëvendosjes ja kanë qitë hijen e zezë, mendoj që janë të shpërfillshme duke pas parasysh që AAK-ja është subjekti politik i cili krerët e saj janë të lidhur drejtpërdrejt me figurat e krimit të organizuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Është subjekti politik i cili të paktën në komunat që qeverisë në Dukagjin i qet çdo qytetari dhe çdo biznesi haraç, është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajdetë të cilat i jepen qytetarëve edhe e rrezikojnë jetën e tyre në dukagjin, dhe është subjekti i cili drejtuesit e tyre, që nga kryetari e te poshtë që janë me miliona pasuri asnjëherë nuk kanë pas guximin dhe mundësinë me deklaruar se cila është prejardhja e kësaj pasurie”.

Ndërsa sot Molliqaj ka shkruar:

“Sot krijuam koalicionin e ndryshimit që fitoren e ka të sigurt. Koalicionin që do të qeveris dhe Kosovën do ta pozicionojë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë. Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyejmë edhe më tej këto politika. Bashkimi ynë i sotëm është veç fillimi i fitorës së madhe”.

/Sinjali/