image Mijëra euro dëm nga djegia e shkollës fillore "Ilir Konushevci" në Podujevë

Siguri

Mijëra euro dëm nga djegia e shkollës fillore “Ilir Konushevci” në Podujevë

news image

Shkolla fillore “Ilir Konushevci”, në fshatin Llugë të Podujevës është përfshirë nga zjarri gjatë mëngjesit të djeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, por është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, i cili e kap shumën rreth 10 mijë eurove.

Burime të Gazetës Sinjali njoftojnë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë arritur ta shuajnë atë pa pasur incidente edhe më të mëdha.

/Gazeta Sinjali/