Një veturë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin.
Ndërkohë nga Policia kanë njoftuar se nuk ka të lënduar nga ky zjarr.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar në Prishtinë, dy automjete janë përfshirë nga zjarri. Njëra nga veturat e tipit Mercedes, është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.”