Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së shtunës, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin.
Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar, po ashtu ende nuk dihet se kush ka qenë shkaktari i zjarrit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se vetura i përket producentes të “It’s my love”, Antigona Kotorri.
Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.