Para pak çastesh është djegur një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku automjeti është përfshirë tërësisht nga flakët.
Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura duke u djegur plotësisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit.
Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Nuk raportohet ende për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente.
Sinjali do të sjellë informacione shtesë sapo ato të konfirmohen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!