image Digjet një shtëpi në Ulpianë të Prishtinës

Siguri

Digjet një shtëpi në Ulpianë të Prishtinës

news image

Një shtëpi në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është përfshirë nga flakët para një ore, raporton Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia dhe kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për ta shuar zjarrin, teksa persona të lënduar nuk ka. .

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

/GazetaSinjali/