Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Shtëpia ishte e një bashkatdhetari i cili jeton në Gjermani, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Si pasojë e zjarrit në atë shtëpi janë shkaktuar dëme materiale, vlera e të cilave ende nuk dihet./Sinjali/