Në fshatin Obrançë të Podujevës, për shkaqe ende të panjohura, dje janë përfshirë nga zjarri një shtëpi, garazhi edhe dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se rastin në Polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.
“Viktima ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri i janë përfshirë: garazhi, dy vetura dhe shtëpia e tij. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi vizitoi këtë familje dhe tha se falë Zotit edhe pse ishin brenda shtëpisë gjatë asaj kohe, të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë dhe i shpëtuan më të keqes.
Policia ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit. /GazetaSinjali/