Një zjarr ka shpërthyer në një shkollë në Suedi në të cilën shkolloheshin fëmijët myslimanë, raporton Anadolu Agency, transmeton Gazeta Sinjali.
Drejtori i shkollës Alsalamskolan, Husein Aldaudi, deklaroi për median shtetërore suedeze SVT se pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur dy persona që i vunë zjarrin shkollës.
“Pamjet tregojnë dy burra të maskuar duke thyer dritare në katin e poshtëm të shkollës dhe duke hedhur materiale të ndezshme brenda”, tha ndër të tjera Aldaudi.
Ai bëri të ditur se zjarri shpërtheu në mëngjes dhe për fat të mirë askush nuk ishte në shkollë në atë kohë./Gazeta Sinjali/