image Digjet një njësi e orëve në një objekt në Prishtinë, dy fëmijë pësojnë djegie në duar

Siguri

Digjet një njësi e orëve në një objekt në Prishtinë, dy fëmijë pësojnë djegie në duar

news image

Gjatë mbrëmjes së sotme është djegur një njësi e orëve të rrymës në një objekt në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë, ku për pasojë dy fëmijë kanë marrë lëndime raporton Sinjali.

Nga kjo e kanë pësuar dy fëmijë, ku dyshohet se kanë marr djegie në duar dhe se po trajtohen nga stafi mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ku tha se ndihma e parë i’u dha dy fëmijëve të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur që me sukses ta lokalizojnë zjarrin.

“Janë djegur disa orë të rrymës, kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve dhe e kanë parë që dy fëmijë janë lënduar, kanë pësuar djegie në duar dhe se kanë marr ndihmën e parë mjekësore. Se si ka ardh deri te rasti ende nuk kem informacione, por se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin” tha Malë Gashi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/