image Digjet edhe një veturë me targa serbe në veri

Siguri

Digjet edhe një veturë me targa serbe në veri

news image

Edhe një veturë me targa të Serbisë është djegur mbrëmë në veri të Mitrovicës. Siç raporton Kossev, vetura e regjistruar në targa KG, është djegur në rrugën Anke Spaiq në pjesën veriore të Mitrovicës.

Rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Makina ishte e parkuar në afërsi të shtëpisë së tij dhe pronari e gjeti para nisjes për në punë – rreth orës 5.45.

“E kam parkuar në vendin ku parkoj gjatë gjithë kohës. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte makina ime”, thotë ai.

/GazetaSinjali/