image Digjen kopjet e Kuranit në Norvegji – ky është reagimi i myslimanëve

Botë

Bota/ Digjen kopjet e Kuranit në Norvegji – ky është reagimi i myslimanëve

news image

Një demonstrim i mbajtur nga lëvizja “Stop Islamizmit të Norvegjisë”, në qytetin Kristiansand u kthye në dhunë, pasi udhëheqësi i grupit kundërshtoi një urdhër policie kundër djegies së librit të shenjtë.

Udhëheqësi u sulmua nga disa burra, pasi nisi t’i vinte flakën një kopjeje të Kuranit gjatë një demonstrate dhe shihet tek policia ndërhyn për të ndaluar përleshjen.

Tubimi ishte aprovuar nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar SIAN kundër djegies së Kuranit, pasi grupi tha se planifikonte ta bënte këtë, shkruan tch.

Veprimet e tij të tmerrshme nxitën kundërshtinë e të pranishmëve, të cilët u mblodhën rreth gardhit dhe sulmuan liderin e SIAN-it.

Udhëheqësi së bashku me sulmuesit e tij u arrestuan nga policia, njoftojnë mediat.

Thorsen nuk është i panjohur për polemika dhe islamofobi. Kohët e fundit ai mori një dënim me burg për shpërndarjen e pamfleteve anti-Islame ku përdorej gjuhë urrejtjeje”./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=Wd3nWxcUVIE&feature=emb_title