image Digjen dy hektarë mal në Ferizaj, bëhet shkrumb e hi edhe një veturë

Siguri

Digjen dy hektarë mal në Ferizaj, bëhet shkrumb e hi edhe një veturë

news image

Rreth dy hektarë mal në fshatin Papaz të Ferizaj janë përfshirë nga një zjarr që ka shpërthyer të shtunën në mbrëmje, për shkaqe ende të panjohura. Zjarri është shuar nga Zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar, ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, kur u raportua ky rast i zjarrvënies dhe njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ku përveç sipërfaqes së malit, është djegur edhe një veturë.

Sipas informacioneve të para, vetura u gjet e djegur totalisht dhe ende s’dihet nëse dikush ia ka vënë zjarrin qëllimshëm apo cilët janë shkaktarët që çuan deri te zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe së shpejti pritet që të dalin edhe ekspertët e zjarrit, në mënyrë që të zbulohen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Zjarrvënie” dhe në bazë të procesit të hetimeve, do të vendoset për ricilësim të veprës.

/GazetaSinjali/