image Diferenca në moshë, Adelina Tahiri flet për bashkëshortin dhe momentin e vështirë kur ia tha të atit

Bota e Yjeve

Diferenca në moshë, Adelina Tahiri flet për bashkëshortin dhe momentin e vështirë kur ia tha të atit

news image

Adelina Tahiri e ftuar në Why Not ka folur mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe thashethemet që ka dëgjuar për të.

Ajo ka thënë se ka një raport shumë të mirë me të dhe tashmë janë bërë 9 vjet që janë bashkë.

“Kemi raport shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri.”

E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha:

“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja.

Roza Lati: Ҫfarë tha familja jote kur e morën vesh?

Adelina Tahiri: Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar diҫka. Po nuk ishte moment që t’ja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa t’ja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment.

Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund.

Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua.

/GazetaSinjali/