Një studim i ri danez tregon se gratë që konsumojnë shumë mish të kuq, pijet e ëmbla dhe ushqime me efekt inflamator gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun që fëmijët e tyre të zhvillojnë diabet të tipit 1, shkruan Gazeta Sinjali.
Hulumtimi përfshiu 68,000 gra dhe ndoqi fëmijët e tyre për 17 vjet, duke konstatuar se inflamacioni kronik, i nxitur nga ushqimet e përpunuara, lidhet me sëmundje të ndryshme kronike përfshirë diabetin.
Studiuesit theksojnë nevojën për kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë lidhjen midis dietës së nënës dhe shëndetit të fëmijëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!