image Diell, ngrica e mjegull/ Ky është parashikimi i motit për sot

Kosovë

Diell, ngrica e mjegull/ Ky është parashikimi i motit për sot

news image

Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell, në mëngjes do të ketë ngrica, ndërsa përgjatë ultësirave mund të ketë mjegull. shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutin Hidrometeorologjik në këtë javë nuk do të ketë reshje shiu apo bore.

Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka bërë të ditur IHMK.

/GazetaSinjali/