image Diell dhe temperatura deri në 32°C sot në Kosovë

Kosovë

Diell dhe temperatura deri në 32°C sot në Kosovë

news image

Moti sot në Kosovë paraqitet kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale gjatë ditës lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale arrijnë nga 28 deri në 32°C, duke e bërë ditën relativisht të nxehtë për këtë periudhë.

Era fryn e lehtë dhe me drejtime të ndryshme, pa ndikim të madh në kushtet e përgjithshme të motit.

Nga IHMK bëhet e ditur se kushtet agrometeorologjike janë shumë të favorshme, veçanërisht për zhvillimin e kulturave bujqësore, për shkak të motit të thatë, temperaturave të larta dhe orëve të gjata me diell.

Po ashtu, theksohet se këto kushte janë të përshtatshme për përgatitjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit pritet që procesi i korrjeve të nisë më herët se në rrafshin e Kosovës, për shkak të kushteve më të favorshme klimatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/