Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs nuk do të festojë Ditën e Pavarësisë së SHBA-së me fileto viçi dhe shampanjë, pasi ndodhet në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Bruklin, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas vendimit të gjykatës për moslirim me kusht, Diddy do ta kalojë 4 Korrikun me një menu më ndryshe nga ajo që është mësuar, sipas një përfaqësuesi të qendrës.
Në mëngjes, ai do të konsumojë drithëra, fruta, qumësht, gjalpë dhe një tortë mëngjesi. Për drekë, reperit i ofrohen opsione si hamburgerë, hotdogë, makarona me djathë, bizele dhe fruta. Në mbrëmje, menuja përfshin peshk të pjekur ose fasule të zeza, makarona me oriz dhe gjalpë, perime, bukë gruri dhe lëng frutash.
Të mërkurën, gjykata shpalli Diddyn fajtor për dy nga pesë akuzat, përfshirë prostitucionin, me rrezik deri në 10 vite burg për secilën. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 3 tetor, kur do të shpallet dënimi final.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!