Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Loredana Brati, ka rrëfyer për herë të parë pa filtra përjetimet e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme dhe raportet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit.
Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me moderatoren Lei Kraja, modelja tregoi se pas daljes nga formati ka mbetur e zhgënjyer nga sjellja e disa prej ish-banorëve, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë këngëtaren Egli Tako.
Sipas saj, një veprim i bërë nga Egli brenda shtëpisë e ka lënë me një shije të hidhur, dhe është diçka që nuk mund ta harrojë.
“Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big, i ka hipur me këpucë dhe ma ka vënë sërish te vendi. Këtë gjë që ka bërë Egli, që unë nuk e dija, është diçka që nuk e fshij dot”, tha Loredana.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!