image Diaspora për 9 muaj dërgoi mbi 900 milionë euro në Kosovë

Financa

Diaspora për 9 muaj dërgoi mbi 900 milionë euro në Kosovë

news image

Bazuar në statistikat e BQK-së, në Kosovë deri në shtator janë dërguar diku 916,2 milionë euro.

Shuma më e madhe e dërgesave në këtë vit është shënuar në muajin gusht, e ku ishin plotë 131.6 milionë euro remitanca, kohë e cila u karakterizua me shtrenjtim të madh të çmimeve të konsumit ditor.

Por, remitencat qenë të mëdha edhe gjatë muajit shtator, duke shënuar rreth 114.2 milionë euro dërgesa parash nga jashtë për në Kosovë.
Krahasuar me vitin e kaluar, pra vitin 2021, shuma e remitancave në këtë vit është rritur për 54,4 milionë euro.

Kjo, pasiqë deri në shtator të vitit 2021 mërgimtarët kishin dërguar rreth 861,8 milionë euro, ndërkohë në të njëjtën periudhë të këtij viti shuma arrit në 916,2 milionë euro.

/GazetaSinjali/