Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajçak tha se vizitën në ShBA e përfundoi me takimin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhment dhe Resurse, Richard Verma.
“E informova atë për zhvillimet rajonale dhe dialogun ku theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë BE-ShBA në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.
Lajçak do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi deri në fund të janarit, teksa fliten dy emra për zëvendësimin e tij, diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.
Completed my visit to Washington DC with a highly valuable conversation with @DepSecStateMR Richard Verma. Briefed him on regional developments and the Dialogue, and stressed the importance of close 🇪🇺🇺🇸 cooperation in the Western Balkans.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 7, 2025