Dy ish-konkurrentet e Përputhen, Sindi dhe Melisa, janë ende në sherr me njëra-tjetrën, shkruan Gazeta Sinjali.
Ditëve të fundit ato nisën një debat virtual me njëra-tjetrën përmes InstaStory.
E gjitha kjo filloi pas deklaratës së Sindit për këngëtarët e Për’puthen, ku nuk la pa e përmend edhe Melisën, për të cilën thoshte se nuk di të këndojë.
Melisa i kthehu përgjigje përmes një videoje të gjatë, kurse Sindi u kundërpërgjigj duke i thënë se di shumë gjëra të tjera për të cilat nuk i di as personi që Melisa ka në krahë, e që duket se ishte fjala për Andi Shehun me të cilin kjo e fundit është në lidhje dashurie.
“Miqësisht pa ironizime dhe pa viktimizim! Unë nuk kam asgjë personale as me ty as me ‘artistët’ e rinj të Për’puthen! Në qoftë se e ke dëgjuar me vëmendje, unë kam thënë punoni fort për këtë talentin që keni dhe pastaj konsiderojeni veten të barabartë me artistë qe kanë vite që studiojnë dhe preferojnë të maten mirë përpara se të marrin një hap te madh.”
“Nuk preferojnë të marrin klikime për wardrobe malfunctions te videoklipi i parë dhe puthjen e famshme te videoklipi i dytë! Arti nuk është kaq e dashur! Mëso të këndosh njëherë live, pastaj konsideroje veten të ‘arrirë’. Për mua mos ma qaj hallin se kur t’i lëpije-pështyje dhe pështyje-lëpije për të bërë një këngë, Sindi luante me orkestren filaromonike të Bukureshtit per 1000-2000 veta.”
“Të japësh një koncert në violinë përgatitesh të paktën 6-7 muaj për atë koncert po ti s’ke nga ta dish se s’ja ke idenë e muzikës. Një gjë jam kurioze për ty apo edhe per atë tjetrën. Për ‘muzikën’ tuaj kanë folur edhe producentë të njohur shqiptarë dhe ju s’keni asnjë reagim për ta. Pse reagoni vetëm për Sindin?”
“Dhe më e bukura, tani çdokush po e bën diferencën se kush shkoi në show për famë e kush ishte reale. Për ty kam goxha gjëra që si kam thënë, që si di askush përveç meje as ai që ke përkrah për të cilat je falënderuese! Gjithë të mirat në rrugëtimin tënd te klikimet! Skeno skandalin e radhës për klikime të tjera”, shkroi Sindi në një postim.
Por më pas ajo fshiu postimin dhe i kërkoi falje publike Melisës, enigmë mbetet sekreti që Sindi mban për Melisën e që as mashkulli që ajo ka në krahë nuk e di.
Se a do të zbulohet apo jo sekreti në mes të dy vajzave, mbetet të shihet me kohë./Gazeta Sinjali/