image Dhuratat e Krishtlindjeve që do të ndajë Mbreti Charles

Bota e Yjeve

Dhuratat e Krishtlindjeve që do të ndajë Mbreti Charles

news image

Po numërojmë ditët për Krishtlindje. Festimet e këtij viti janë të veçanta për Mbretin Charles III pasi do të jenë të parat e tij si monark i ri. Në rolin e tij të ri, Charles do të vazhdojë traditat e familjes mbretërore për sezonin festiv. Një prej tyre është shpërndarja e dhuratave të Krishtlindjeve.

Dhuratat që do të ndajë Mbreti Charles mbret i ri për Krishtlindje

Deri në vdekjen e saj, Mbretëresha Elizabeth shpërndante pemët e Krishtlindjeve nga pasuria e saj në Windsor çdo Krishtlindje. Ishte një traditë e nisur nga babai i saj, Mbreti George VI, dhe mendohet se u mbajt nga djali i tij. Gjithashtu, mbretëresha e ndjerë bënte shumë donacione bamirësie në Windsor. Ajo dhuronte pemë për Westminster Abbey, Katedralen e Shën Palit dhe Shën Egis. Kishat dhe shkollat ​​e Sandringhamit morën gjithashtu pemë nga Madhëria.

Gjithashtu duke vazhduar një traditë tjetër të Mbretit George VI dhe gjyshit të saj Mbretit George V, Mbretëresha Elizabeth shpërndau pudingat e Krishtlindjeve për stafin e saj. Mbretëresha shpërndau rreth 1500 pudinga të shoqëruara me kartolina urimi, nga ajo dhe bashkëshorti i saj, Duka i Edinburgut.

Konsiderohet e sigurt se Mbreti Charles do të vazhdojë traditat e nënës së tij.

Nuk dihet ende nëse familja mbretërore britanike do t’i kalojë Krishtlindjet në Sandringham, Norfolk, siç bëjnë çdo vit në këtë ditë.

/GazetaSinjali/