image Dhurata shkon te Dhurata, përfitoi mijëra euro nga Telekomi

Kosovë

Fonde/ Dhurata shkon te Dhurata, përfitoi mijëra euro nga Telekomi

news image

Dhurata Ahmetaj është njëra ndër përfitueset e radhës nga abuzimi me fondet e Telekomit të Kosovës.

Bukuroshja kosovare duket se ka arritur të thyej zemrat e drejtuesve të Telekomit, të cilët janë treguar “bujar” për ta mbështetur rrugëtimin e saj në estradë, shkruan Sinjali.

Menaxhmenti i kësaj kompanie, i drejtuar nga Gent Begolli, ka sponsorizuar videoklipin e këngës së saj duke u solidarizuar me të, jo nga xhepi personal, por duke keqpërdorur arkën e kompanisë.

Ata kanë suportuar Dhurata Ahmetajn me tre (3) mijë euro, pa procedura transparente e pa kritere, shkruan Sinjali.

Pavarësisht talentit dhe vlerave vokale të saj që lënë shumë për të dëshiruar, ka mjaftuar aparenca dhe bukuria e këngëtares nga Kosova që të dalë në avantazh për sponsorizim, ndryshe nga shumë talentë e këngëtarë kosovarë që nuk mund ta kenë fatin e saj dhe shuhen në mungesë përkrahje.

Mjetet nga arka e Telekomit janë derdhur më 18 korrik të vitit 2018. Ndërsa videoklipi I këngës me titull “A po vjen” është lansuar më 31 gusht të 2018-ës.

Sinjali më herët ka raportuar se si fonde nga kjo ndërmarrje kishin përfituar edhe Labinot Tahiri, Leonora Jakupi e të tjerë në kohën kur kjo ndërmarrje udhëhiqej nga ish drejtori ekzekutiv, Agron Mustafa.

Dhënia e sponsorizimeve pa kontrollë dhe keqpërdorimi prej vitesh i buxhetit të PTK-së e kanë çuar këtë ndërmarrje buzë falimentimit./Sinjali/