Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur në një koncert të mbajtur mbrëmë (e enjte) në Algjeri. Dhurata Dora ka reaguar pas tragjedisë në koncertin e mbrëmshëm.
Reperi Soolking mbajti koncert madhështor, me të ftuar edhe disa artistë, përfshirë Dhurata Dorën.
Por, në këtë mbrëmje mbetën të vdekur pesë persona dhe shumë të tjerë të lënduar, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar tërësisht.
Dhurata Dora përmes një postimi në Instagram, ka shprehur dhimbjen për ngjarjen që ndodhi si dhe falënderoi publikun algjerian për pritjen që ia bënë.
“Faleminderit Algjeria që më mirëpritët aq ngrohtë. Ju dua. Por, lajmet e trishta më kanë shkatërruar mua. Prehuni në paqe”, janë fjalët e Dhuratës.