image Dhurata Dora dhe Azeti vijnë me bashkëpunim

Muzikë

Muzikë/ Dhurata Dora dhe Azeti vijnë me bashkëpunim

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dhurata Dora ka gati projektin e ri muzikor.

Kënga e re do të jetë në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu të njohur shqiptar, Azet, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Në videon e publikuar shfaqet së bashku me Azetin duke e kënduar një pjesë të kësaj kënge, teksa reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme.

https://www.instagram.com/p/B79RYYal7Fa/

Dhurata Dora nuk ka bërë të ditura detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se kur do të lansohet për publikun.

Kujtojmë se një nga bashkëpunimet më të suksesshme të Dhuratës ka qenë ai me SoulKing me këngën ‘Zemër’ e cila numëron miliona klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/