Policia e Kukësit ka njoftuar se rreth orës 17:00, Inspektori Q.D, punonjës i Policisë Rrugore, ka raportuar një konflikt fizik me disa persona në rrugën që çon në fshatin Pobreg, gjatë kryerjes së detyrës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Punonjësi i Policisë ka paraqitur kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.
Nga hetimet fillestare, është identifikuar njëri prej personave të përfshirë në debat, i cili ishte në konflikt me inspektorin për shkak të detyrës së tij disa ditë më parë.
Grupi hetimor dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Policia ka nisur gjithashtu kontrolle për kapjen e personit të identifikuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!