image Dhunimi i 11-vjeçares nga pesë meshkuj në Prishtinë, reagon ashpër Osmani

Kosovë

Dhunimi i 11-vjeçares nga pesë meshkuj në Prishtinë, reagon ashpër Osmani

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me ngjarjen e trishtë e cila ka ndodhur në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, ku pesë persona dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të moshës 11-vjeçare në disa lokacione.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Osmani rastin e ka quajtur akt çnjerëzor ndërsa kërkoi një hetim rigoroz për kryerësit e veprës.

Postimi i plotë:

Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.

Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët.

Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryerësit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra.

Për fat të keq, në raste të caktuara, për vite me rradhë, mostrajtimi i barabartë i jetës së grave dhe i asaj të burrave, fajësimi i viktimës e jo i dhunuesit e deri të rastet me dënime edhe më të ulëta se sa ato që parashihen me ligj, vetëm sa i ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit. Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha poashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve.

Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore.

/GazetaSinjali/