image Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, MASHTI përgatit materialet për vetëdijesim dhe parandalim të dhunës

Arsim

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, MASHTI përgatit materialet për vetëdijesim dhe parandalim të dhunës

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot në një konferencë për media ka folur edhe për rastin e dhunimit seksual të një vajze të mitur 11-vjeçare në Prishtinë.

Nagacvi e quajti “top-prioritet” sigurinë e nxënësve, teksa theksoi se kanë përgatitur materialet për vetëdijesim dhe parandalim të dhunës në shkolla.

“Jo rastësisht e përmenda edhe rastin e fundit të dhunimit në fillim të konferencës. Jemi të gjithë përgjegjës, duhet të bëjmë më shumë. Si MAShT kemi formuar forumin për shkolla të sigurta. MAShT ka legjislacion mjaft të pasur në këtë drejtim. Sa të filloj mësimi kemi përgatitur materialet për vetëdijësim dhe parandalim të dhunës, forcim të mekanizmave. Që nga fillimi i këtij viti shkollor, në baza javore do të ketë aktivitete me prindër e organizata, psikologë, në mënyrë që të punojmë për parandalim të dhunës,” tha ajo.

/GazetaSinjali/