image Dhunë në mesnatë në Podujevë – Vajza 22-vjeçare denoncon të dashurin, ai në arrati

Siguri

Dhunë në mesnatë në Podujevë – Vajza 22-vjeçare denoncon të dashurin, ai në arrati

news image

Një tjetër rast dhune në familje është raportuar në Podujevë, ku një vajzë ka denoncuar të dashurin e saj për sulm fizik, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Viktima A.T., 23 vjeçare ka deklaruar në polici se është sulmuar me shuplakë nga i dashuri i saj, F.Z. (21 vjeç), i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur.

E njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor, por është intervistuar në prezencë të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe më pas është kthyer me dëshirë në familjen e saj në fshatin ku jeton bashkë me familjen.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se për këtë rast është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari nuk është kapur ende nga policia.

Hetimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/