Numri i rasteve të dhunës në familje mbetet shqetësues në vendin tonë, e sidomos kur ndaj të dyshuarve nuk merren masat e duhura preventive, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në orët e mesditës në fshatin Bec të Gjakovës, për çka policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.
I njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj familjes së tij dhe kishte qëndruar i dehur gjatë gjithë kohës, thonë persona të afërt me këtë familje, në kushte anonimiteti për Sinjalin.
Ndërkohë Sinjali ka tentuar të marrë më shumë detaje nga Prokuroria lidhur me këtë rast, por të njëjtit vetëm e kanë konfirmuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.