image Dhunë në familje dhe kanosje, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në Prishtinë

Kosovë

Dhunë në familje dhe kanosje, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në Prishtinë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar ndalimin e gjashtë personave të cilët dyshohen për dhunë dhe kanosje.

Në raport, kjo prokurori ka sqaruar se vetëm gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndalimin e dy personave të cilët dyshohet për dhunë në familje.

Më tutje prokuroria ka njoftuar se ka kërkuar ndalimin e një qytetari për lëndim trupor, ndaj një personi që ka bërë kanosje si dhe një tjetri për detyrim.

Njoftimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe tre (3) persona të përfshirë në një rast, njëri prej tyre me dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrimi”, tjetri për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve