Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.
Në Polici dje pasdite kanë përfunduar edhe një çift nga fshati Gajre të Kaçanikut, pasi dyshohet se burri ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 46-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti i saj tash e një kohë ushtron dhunë psikike ndaj saj.
Sipas saj burri po i kërkon asaj që t’ia lirojë shtëpinë dhe e gjithë arsyeja pse ndodh kjo, është lidhja jashtëmartesore që bashkëshorti i saj ka me një grua tjetër.
Si rezultat i denoncimit, 49-vjeçari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.