Oda e Infermiereve të Kosovës (OIK) ka tërhequr licencat katër infermiereve të arrestuara për dhunë ndaj një gruaja në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
OIK përveç licencave, i ka shlyer nga regjistri infermieret Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Giltiana Neziri dhe Remzije Kuqi-Gashi.
“Vendimi është marrë me propozim urgjent të Prokurorit të OIK si dhe duke u mbështetur në Raportin e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës me Nr. Prot 05-3044 të datës 03.11.2022”, thuhet në njoftim.
Vendimi i plotë: