Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj për ndarjen e 1.15 trilion dollarëve për mbrojtjen, me 216 vota pro dhe 212 kundër.
Paketa, e mbështetur nga administrata e presidentit Donald Trump, parashikon rritje të investimeve në sektorin e mbrojtjes, zgjerim të bashkëpunimit ushtarak dhe teknologjik me Izraelin, si dhe financim për operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit.
Pavarësisht miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve, projektligji ende nuk ka marrë dritën jeshile përfundimtare, pasi pritet të shqyrtohet në Senat, ku përballet me kundërshtime nga demokratët.
Ligjvënësit demokratë kanë ngritur shqetësime për nivelin e lartë të shpenzimeve dhe ndikimin që mund të ketë zgjerimi i bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, duke argumentuar se projektligji mund të interpretohet si mbështetje për vazhdimin e konfliktit me Iranin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!