image Dhjetëra vetura kapen në shiritin emergjent, 1 vit ndalesë dhe gjobë për shoferët

Siguri

Dhjetëra vetura kapen në shiritin emergjent, 1 vit ndalesë dhe gjobë për shoferët

news image

Policia e Kosovës ka publikuar një video ku shihen dhjetëra shoferë duke shkelur rregullat e trafikut, duke drejtuar veturat e tyre apo duke tejkaluar në shiritin emergjent.

Për këtë shkelje, Policia ka njoftuar se ndaj shoferëve po shqiptohen gjoba prej 300 eurosh, një vit ndalesë dhe tre pikë negative.

“Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shirin emergjent”, njofton Policia e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/