image Dhjetëra serbë mblidhen në Gazimestan, policia u konfiskon bluzat me mbishkrime provokuese

Siguri

Dhjetëra serbë mblidhen në Gazimestan, policia u konfiskon bluzat me mbishkrime provokuese

news image

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa bluza disa të rinjve serbë ngase ato konsideroheshin se kishin përmbajtje provokuese, transmeton Gazeta Sinjali.

Serbët janë mbledhur në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në kremten e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Policia po i kontrollon të gjithë personat që po hyjnë në oborrin e objektit kulturor, derisa, më herët është raportuar se janë shkaktuar edhe kolona të gjata.

Serbia vazhdon të mos e njoh Kosovën si shtet të pavarur  duke e konsideruar se është pjesë e saj. Poashtu Serbia nuk i ka dënuar krimet të cilat kanë ndodhur ndaj popullatës civile shqiptare ne vitin 1999. /Gazeta Sinjali/