image Dhjetë ditë deri në shpërndarjen e Kuvendit

Kosovë

Dhjetë ditë deri në shpërndarjen e Kuvendit

news image

Kanë mbetur edhe 10 ditë deri në seancën e fundit të kësaj legjislature.
Në seancën e 22 gushtit kur është paraparë shpërndarja e Kuvendit, deputetët në shkuarje paraprakisht do të kenë mundësi që të votojnë edhe për programin e IPA-së, marrëveshje kjo mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përgjatë dy viteve të funksionimit, kjo legjislaturë do të mbahet mend kryesisht për miratimin e rezolutave dhe mbajtjen e seancave solemne.

Për shkak të numrit të madh të seancave që kanë mbetur të papërfunduara dhe për shkak të numrit të vogël të ligjeve të miratuara, nga monitoruesit e punës së Kuvendit, kjo legjislaturë konsiderohet si më e dobëta deri më tani.

As administrata e Kuvendit por as monitoruesit e punës së këtij organi, nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e seancave të dështuara e të pa përfunduara.

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për gazetën Sinjali se janë duke mbledhur të dhëna.

“Nuk kemi të dhëna ende se sa seanca kanë mbetur të papërfunduara dhe sa të tilla kanë dështuar për mungesë kuorumi. Aktualisht jemi duke i mbledhur këto të dhëna”, ka thënë Haxhiu në një përgjigje për Sinjalin.

Haxhiu thotë se gjatë kësaj legjislature janë mbajtur gjithsej 78 seanca, prej tyre 39 janë plenare, 33 të jashtëzakonshme dhe 6 solemne.  Sipas saj, shumica e seancave janë mbajtur në vitin 2018.

Sipas KDI-së, kjo legjislaturë megjithatë  ka shtyrë përpara një pjesë të agjendës legjislative.

“108 ligje janë të miratuara, në procedurë kanë mbetur edhe 45 projektligje, ndërsa janë edhe 71 projektligje të agjendës legjislative të Qeverisë që nuk janë sjellë në Kuvend, thuhet në përgjigjen e KDI-së.

Në këtë mandat Kuvendi ka miratuara gjithsej 20 rezoluta./Sinjali/