image Dhimbje në Sadovinë: Ndahet nga jeta i riu Duart Xheladini

Kosovë

Dhimbje në Sadovinë: Ndahet nga jeta i riu Duart Xheladini

news image

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Duart Xheladinit, nga fshati Sadovinë.

Vdekja e tij e parakohshme ka prekur rëndë familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë banorët e fshatit Sadovinë, të cilët kanë shprehur pikëllimin për humbjen e një të riu.

Përmes një njoftimi, banorët e fshatit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Xheladini, duke lutur që Zoti ta mëshirojë të ndjerin dhe t’i japë familjes forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 28.07.2026, në kohën e drekës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/