image Devollët fitojnë para edhe nga ky aksident në qendër të Prishtinës

Kosovë

Monopoli/ Devollët fitojnë para edhe nga ky aksident në qendër të Prishtinës

news image

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në qendër të Prishtinës, para pak çasteve në rrugën “Luan Haradinaj”.

Dy vetura janë përfshirë në këtë aksident ndërsa nga fotografitë shihet se veturat kanë pësuar dëme të vogla materiale.

Përkundër se aksidenti ka kaluar me vetëm dëme materiale, përfitues në këtë mes pritet të jenë “Devollët” dhe kompania e tyre “Euro Lab”.

Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi se si vendimi i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i ka shkuar për shtati “Devollëve”.

Vendimi i datës 17 janar 2019 i marrë nga ministri Lekaj, obligon që të evidentohen në bazën qendrore të të dhënave të Policisë së Kosovës të gjitha mjetet rrugore të përfshira në aksidente trafiku, pavarësisht llojit dhe lartësisë së dëmit.

Ky vendim, në momentin e jetësimit të tij të plotë, detyron secilin qytetar i cili përfshihet në aksident trafiku që veturën e tij ta dërgojë sërish për homologim, pavarësisht nëse ka qenë viktimë apo shkaktar i aksidentit./Sinjali/