image Detaje të reja: Të arrestuarit në Prishtinë lidhen me rastin e drogës që u gjet në gusht në një fshat të Klinës

Siguri

Detaje të reja: Të arrestuarit në Prishtinë lidhen me rastin e drogës që u gjet në gusht në një fshat të Klinës

news image

Gjatë ditës së sotme FIT dhe NJSO kanë zhvilluar një aksion të madh në lagjen Vranjevc në Prishtinë me qëllim kapjen e disa personave për kultivimin e 1 ton marihuanë, raporton Sinjali.

Ky aksion i tyre vjen në bashkëpunim me hetimet regjionale në Pejë që kanë për qëllim kapjen e disa personave të dyshuar për vepra të rënda penale.

Sinjali merr vesh se Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me kultivim të substancës narkotike, rast që ishte kapur në një fshat të Klinës në muajin gusht të këtij viti.

Kujtojmë se me 10 gusht, në një fshat të Klinës – në rastin “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar gjithsej 1 ton bimë narkotike të llojit marihuanë.

/GazetaSinjali/