Gazeta Sinjali raportoi dje se në mesin e pronarëve të bizneseve të cilët u arrestuan nën dyshimet për kontrabandim të mishit, është edhe pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “BUQUKU” në Pejë, Jeton Buquku.
Gazeta Sinjali mëson se nga muaji dhjetor 2019 e në vazhdimësi Buquku në cilësinë e personit përgjegjës në biznesin “BUQUKU” në Pejë, me qëllim të shitjes, ka prodhuar artikuj ushqimorë, gjegjësisht prodhime mishi, pa u bërë kontrolli i nevojshëm, nga gjedhet e kontrabanduara në fshatin Karaçevë dyshohet se ka prodhuar produkte ushqimore dhe në këtë mënyrë, me këto veprime ka vënë në qarkullim produktet e mishit pa u kontrolluar sipas standardeve.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Buqukut, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
Përveç tij, prokuroria ka kërkuar këtë masë sigurie edhe për 23 të tjerë të dyshuar, në mesin e tyre edhe 8 pronarë biznesesh, të cilat ishin cak i bastisjes nga institucionet e sigurisë në vend.
/GazetaSinjali/