image Detaje të reja për tragjedinë në Prizren: Djali sulmoi me thikë babanë e tij e më pas e vrau

Siguri

Detaje të reja për tragjedinë në Prizren: Djali sulmoi me thikë babanë e tij e më pas e vrau

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku një 30-vjeçar vrau me thikë babanë e tij të moshës 50 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj. 

/Gazeta Sinjali/