image Detaje të reja për rastin e djegies së arkivit në Stacionin Policor të Drenasit

Kosovë

Detaje të reja për rastin e djegies së arkivit në Stacionin Policor të Drenasit

news image

Gazeta Sinjali, sot gjatë ditës raportoi se arkivi në Stacionin Policor të Drenasit është djegur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Rajonin e Prishtinës, porse të njëjtit nuk kanë treguar për shkaqet dhe dëmet që kanë sjellur deri në këtë rast.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se djegia e arkivit ka ndodhur nga pakujdesia e tre zyrtarëve policorë.

Siç ka mësuar gazeta, tre zyrtarët policorë e kanë harruar të ndezur një ngrohëse e cila ka qenë me rrymë.

Të njëjtit kanë dalë nga zyra dhe me t’u kthyer kanë parë flakë në zyret e arkivit, ku si pasojë e zjarrit janë djegur 50 deri 60 dokumente.

Gazeta Sinjali mëson se Prokuroria ka iniciuar rast ndaj tre zyrtarëve policorë./Gazeta Sinjali/